Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBlushi: 80 % e shqiptarëve duan ndryshimin.

Blushi: 80 % e shqiptarëve duan ndryshimin.

Pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 12 nëntorit, për sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, tregoi se Rilindja është pakicë në vend. Tedi Blushi, në një lidhje skype në rubrikën “Opinion” në News24, pohon edhe se opozita është e bashkuar dhe se marrëdhëniet mes PD dhe PL janë marrëdhënie besimi, e jo pabesie siç kanë qenë para 25 prillit.

“Marrëveshja ka shuar propagandën e rreme të Ramës që përpiqet të bëjë diversion. Opozita është e bashkuar. Kemi një marrëveshje për bashkëpunim mes Metës e Berishës.
Marrëdhënie besimi e jo pabesie siç kanë qenë më parë para 25 prillit. Kemi në krye të PD një kryetar të zgjedhur nga demokratët. Opozita më e fortë se kurrë se është veçse në aleancë mes vetes, është edhe me popullin shqiptar. Asnjë nga protestuesit nuk ishte aty për Berishën apo Metën”, tha ai.

Po ashtu Tedi Blushi shtoi se denoncimet mbi aferat e qeverisë do vazhdojnë ndërsa cilësoi atë të inceneratorëve si simbolin e vjedhjeve të qeverisë, ndërsa shtoi se teksa pensionistët në vend mbahen me thërrime, kryeministri Edi Rama ha biftekë me vlerë mbi 1000 euro në çarterin e tij luksoz.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: