Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBanorët e Divjakës shkulin "hurin", vijojnë përplasjet me policinë

Banorët e Divjakës shkulin “hurin”, vijojnë përplasjet me policinë

Banorët e Divjakës kanë shkulur traun e vendosur në hyrje të parkut kombëtar “Divjakë-Karavasta”.  Kanë qenë të shumtë banorët të zonës, por dhe deputetë, të cilët janë përplasur me policinë. Ata kanë kundërshtuar ashpër këtë veprim.

Ata e kanë konsideruar vendosjen e tarifës si akt të paligjshëm dhe në kundërshtim me interesin e banorëve të zonës. Me pankarta të ndryshme “Mos e luani atë që s’e preku as gjermani, “Fëmijët tanë duan oksigjenin”  banorët  e Divjakës thanë se janë kundër tarifave që po planifikohen të zbatohen për personat dhe mjetet që vizitojnë parkun.

Në krye të protestës, është kreu i PD-së Lushnjë Eduart Sharka dhe deputetja e zonës, Ilda Dhori.

Protesta është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe efektivëve të policisë.

Sipas informacioneve trau do të vendoset pas një vendimi të marrë nga Ministria Turizmit dhe Mjedisit për vjeljen e të ardhurave nga zonat turistike.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: