Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKujdes! Uji i rubinetit mundë të jetë vdekjeprurës

Kujdes! Uji i rubinetit mundë të jetë vdekjeprurës

Ndoshta nuk e keni menduar kurrë, por rubineti i tualetit mund të rrezikojë shumë rëndë shëndetin tuaj  dhe jo vetëm.

Janë zbuluar disa probleme shëndetësore të cilat mund të vijnë nga uji i rubinetit, dhe një ndër to mund të vijë si pasojë e derdhjes së dezifetantëve të shumtë në ujë

Kimikatet e përdorura për parandalimin e baktereve kanë si qëllim që uji i pishëm të jëtë i sigurtë për konsumatorin.

Në momentin kur ekspozohen ndaj ajrit bakteret kanë gjasa të mos shkatërrohën plotësisht,  gjë mund të ndodh dhe në shtëpitë tuaja.

Depot apo mbledhëset e vjetra të mund të jenë më të ekspozuara ndaj baktereve.

Po ashtu, disa pronarë shtëpish janë shprehur se, kur kanë hapur depot e tyre kanë gjetur minj apo zogj të ngordhur.

Problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi disa shtëpi të vjetra ende përmbajnë tubacione plumbi,  material i cili u hoq nga përdorimi që prej  viti 1970.

Për shtëpitë e ndërtuara para këtij viti, tubacionet mbase nuk janë ndryshuar, dhe plumbi vazhdon rrjedh akoma edhe sot në rubinetin e tualetit tuaj.

Edhe nëse mendoni se uji është i sigurt për t’u pirë, nuk do ishte mirë që ta bëni këtë gjë.

Për disa herë radhazi uji mund të ftohet dhe nxehet gjatë gjithë ditës, gjë që mund të çojë në rritjen e baktereve si legjionela.

Bakteret vdekjeprurëse shkaktuan vdekjen e një burri me pushime në Maltë pak muaj më parë, shkruan  ‘The Sun’, kur ai u zhyt në një vaskë të mbushur me ujë të ndotur nga bakteret.

Ai u infektua me sëmundjen e Legjionarëve , të shkaktuar nga bakteret legjionela, e cila zakonisht transmetohet duke thithur pika të vogla të ujit të infektuar.

Firma e ujit ‘The Water Professor’ paralajmëroi gjithashtu për rreziqet, duke shtuar se është më mirë të konsumoni ujë nga rubineti i kuzhinës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: