Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETResuli - Përse AKU në Fier mbyll sytë përballë skandaleve?

Resuli – Përse AKU në Fier mbyll sytë përballë skandaleve?

Fier Kreu i shoqatës prodhuesve vendorë dhe mbrojtjes konsumatorit Ervin Resuli ka bërë publik në llogarinë e tij në rrjetin social facebook nje denoncim ku ngre problemin se institucioni i AKU në Fier nuk po kryen si duhet detyrën e tij dhe spo zbaton ligjin dhe kopetencat që duhet të ushtroj si e parashikon ligji.

Por jo vetëm problemi që ngre Resuli por prej kohësh qumështi shitet në bidona që më parë janë shitur pije freskuese dhe mbushen me qumësht duke u shitur tek kryqëzimi i “Zogut të Zi” në Fier mes pluhurit, diellit e baltës, varet sipas rastit e motit, qumësht i pa kontrolluar që në shumë raste abuzohet duke u përzier me niseshte, duke u shtuar me ujë apo qumësht pluhur dhe asnjëherë institucioni i AKU në Fier nuk ka aushtruar kontroll. Arsyeja lë të kuptohet sepse diku mundë të marrin edhe bakshishe apo vjelje gjobash dhe nuk ushtrojnë kontrollet e duhura si në rrugët ku shitet prodhimet e bulmetit ashtu dhe në supermarkete.

Resuli pohon se nga vëzhdimi i kryer duket qart mashtrimi në disa markete . Ai bën pyetjen se përse mbyll sytë AKU në Fier?!

Lexoni çfarë ka publikuar vet kreu i kësaj shoqate Ervin Resuli

AKU-FIER ⛔️

Pran Shoqatës se Mbrojtjes së Konsumatorit mbërrijnë këto denoncime për ETC Fier (fotot më poshtë).

Mashtrimi me etiketat nga njësitë e shitjet parashikohet me ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorit Nr. 9902 dhe pikërisht Neni 23 pika 2 germa a) nga shihet qartë mashtrimi me sasinë në etiketa.

AKU Fier me sa duket është në gjumë ose më lind dyshim i arsyeshëm që te supermarketi më i madh nuk kanë sy të shohin këto mashtime për konsumatorin.

Vallë çfarë i ka zënë sytë AKU-së Fier?

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: