Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy "mostrat" që grabitën dhe vranë të moshuarin në Mallakastër

Dy “mostrat” që grabitën dhe vranë të moshuarin në Mallakastër

Dy personat në foto janë Musa Gudo dhe Ervis Halimi, grabitësit dhe vrasësit e 89-vjeçarit Çaush Shehaj në fshatin Klos të Mallakastrës. Dy autorët e ngjarjes janë arrestuar nga Policia.

Dy personat në fjalë mësohet se nën kërcënimin e armës grabitën të moshuarin të cilin e dhunuan barbarisht. Ky i fundit ndërroi jetë sot në spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Duke u rikthyer tek autorët, njëri prej tyre, konkretisht Musa Gudo nuk është i panjohur për autoritetet pasi në vitin 2020 ai ishte dënuar me 2 vite burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Fier.

Si familjarët ashtu edhe poluicia pohuan se këta shtetas kanë qënë edhe një herë më parë që kishin hyrë bë banesë për të vjedhur tek injëjti person

Mallakastër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e datës 19.11.2022, në fshatin Klos, Mallakastër, ku shtetasit E. H. dhe M. G. (të arrestuar nga Policia, disa orë pas ngjarjes), nën kërcënimin e armës dhe dhunës, i morën një shumë parash shtetasit Ç. Sh., 89 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë paraditen e sotme, sqarojmë se:

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe vepra penale është riklasifikuar “Vjedhja me pasojë vdekjen” parashikuar nga neni 141 i Kodit Penal.

Gjithashtu, sqarojmë se edhe për vjedhjen e ndodhur më datë 18 mars 2021, në banesën e shtetasit Ç. Sh., Policia e Mallakastrës, pas denoncimit të bërë nga shtetasi Ç. Sh., ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20 mars 2021, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: