Thursday, February 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLista/ Moti i keq pezullon mësimin në disa shkolla

Lista/ Moti i keq pezullon mësimin në disa shkolla

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se nesër do të pezullohet në disa shkolla mësimi për shkak të motit të keq.

Ministrja bën me dije se një veprim i tillë bëhet për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe mësuesve, si dhe për të shmangur çdo lloj rreziku të mundshëm.

Shkollat që mbyllen: 

1- Shkolla “Martin Camaj”, Shkodër qytet,

2- Shkolla “Agim Tafili”, Harku i Bërdicës,

3- Shkolla “Prekal”, fshati Postribë,

4- Shkolla “Ruzhdi Daca”, Rrethinat,

5- Shkolla “Mehmet Shpëndi”, fshati Shalë,

6- Shkolla “Theth”, fshati Shalë,

7- Shkolla “Gimaj”, fshati Shalë,

8- Shkolla “Palaj”, fshati Shosh,

9- Shkolla “Ndreaj”, fshati Shosh,

10- Shkolla “Nicaj”, fshati Shosh

11- Shkolla “Pog”, fshati Pult,

12- Shkolla “Plan”, fshati Pult,

13- Shkolla “Maja e Thanës”, fshati Pult,

14- Shkolla “Kasnec”, fshati Pult,

15- Shkolla “Kir”, fshati Pult,

16- Shkolla “Xhan”, fshati Pult.

Në orët e ardhshme do të vijojmë ta ndjekim nga afër situatën dhe nëse do të ketë raste të tjera problematike do të informojmë në kohë reale nxënësit, mësuesit dhe prindërit për të marrë të gjitha masat e nevojshme.

Falënderojmë të gjitha institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore që gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri për kapërcimin e situatës dhe lehtësimin e pasojave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: