Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËÇmimet AMA/ Triumfon Taylor Swift. Performon Bebe Rexha, fiton dhe Dua Lipa

Çmimet AMA/ Triumfon Taylor Swift. Performon Bebe Rexha, fiton dhe Dua Lipa

“American Music Awards”, në edicionin e 50-të të ndarjeve të çmimeve, u zhvillua në Teatrin Microsoft në Los Angeles të dielën (20 nëntor). Ylli i muzikës pop Taylor Suift triumfon në “American Music Awards 2022”, pasi u shpall artistja më e mirë e vitit. Në kategorinë e artistit më të mirë të vitit, 32-vjeçarja triumfoi përballë ikonave të muzikës pop në botë si Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.

Dove Cameron, ish-aktore e Disney Channel, e cila këtë vit kryesoi Billboardet muzikore, me këngën pop “Boyfriend” mori çmimin e parë në karrierë, si artistja më e mirë e re. Machine Gun Kelly u shpall artisti i preferuar i muzikës Rock, ndërkohë që grupi italian Maneskin fitoi çmimin për këngën më të mirë rock, “Beggin”.

Mes shumë yjeve që ndezën tapetin e kuq përpara ceremonisë ishte edhe shqiptarja Bebe Rexha, e veshur me një fustan prej tyli të kuq me shumë volum. Më vonë Rexha do të ndërronte fustanin e saj të kuq dhe do të kthehej në një veshje tjetër të përbërë nga pantallona lëkure të zeza dhe një bluzë metalike argjendi përpara performancës së saj të hitit “I’m Good (Blue)”.

Në mesin e fituesve të natës së mbrëmshme ishte edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa e cila fitoi çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” me Elton John për remix-in nga PNAU për hitin “Cold Heart”. Projekti i dyshes ka qenë një hit global që nga publikimi në vitin 2021. Kënga u nominua për këngën e vitit në Brit Awards, dhe ka kaluar një miliard transmetime në Spotify.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: