Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNë Shqipëri polic, në Itali "skifter", policia e përjashton nga radhët e...

Në Shqipëri polic, në Itali “skifter”, policia e përjashton nga radhët e saj.

Një oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor. Sipas “Ballkanweb”, Klisman Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Por disa ditë më parë është vënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohet si pjesë e një grupi personash të akuzuar për disa vjedhje përgjatë dy javëve të fundit.

Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje të zgjatura duke nxjerrë justifikime nga më të ndryshmet. Por duket se shkonte në Itali për të grabitur. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri.

Klisman Nikolli u prangos bashkë me bashkëpunëtorët e tij: Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar. Por tek dera i priste Policia. Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një ‘BMW’ e dyshimtë, e cila lëvizte aty ku gjatë natë ndodhnin grabitjet.

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarata për mediat pas raportimit të lajmit se punonjësi i patrullës në Shëngjin, Klsiman Nikolli, është arrestuar nga autoritetet italiane. Policia e Shtetit thotë në deklaratë se ai është përjashtuar nga radhët e kësaj trupe me vendim të drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.

Deklarata

Departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit, në kuadër të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve me homologët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve dhe të paligjshmërive në përgjithësi, ka marrë njoftim se shtetasi K. N., 27 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, në Komisariatin e Policisë Lezhë, ishte arrestuar nga organet ligjzbatuese italiane, për veprën penale “Vjedhja”.

Menjëherë pas njoftimit të marrë nga homologët italianë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, të punonjësit të Policisë K. N.

Punonjësi i Policisë K. N., konform procedurave ligjore, ka marrë leje pa të drejtë page, nga data 01.11.2022 deri më datë 31.12.2022. Kjo leje i është miratuar nga eprori i tij, për dalje jashtë shtetit, pas kërkesës së bërë nga vetë punonjësi, për arsye shëndetësore.

Sqarojmë opinionin publik se rekrutimet në Kolegjin e Policisë, të Akademisë së Sigurisë, për Patrullë të Përgjithshme, bëhen në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe në zbatim të kritereve të përcaktuara me VKM. Aplikantët kalojnë disa faza testimi dhe verifikimi, të cilat përjashtojnë kategorikisht mundësinë e hyrjes në Akademi, të aplikantëve me të kaluar kriminale.

Përsa i përket shtetasit K. N., të arrestuar nga autoritetet policore italiane, tashmë ish-punonjës i Policisë, sqarojmë se pranimi i tij në Akademinë e Sigurisë, është bërë konform procedurave ligjore dhe se 27-vjeçari është djali i një dëshmori të Policisë.

Gjithashtu, sqarojmë opinionin publik se në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në drejtoritë vendore të Policisë, janë ngritur dhe funksionojnë këshillat e emërtesës, për emërimin e drejtuesve të strukturave të Policisë, bazuar në rezultatet e punës, profesionalizmin, integritetin dhe pastërtinë e figurës.

Shprehim keqardhje për deklaratat dashakeqe që synojnë të përbaltin punën, mundin dhe sakrificën e mijëra djemve dhe vajzave, burrave dhe grave, të Policisë së Shtetit, që punojnë 24/7 për të garantuar rendin e sigurinë, dhe që përballen e luftojnë çdo ditë, me krimin në përgjithësi dhe me krimin e organizuar në veçanti.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: