Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETRaporti i BE/ Çfarë po i lidh grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor

Raporti i BE/ Çfarë po i lidh grupet kriminale të Ballkanit Perëndimor

Rrjetet e Ballkanit Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë të tregjeve të drOgës në rajon dhe BE, thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian (EMCDDA).

Raporti sqaron se, pozicioni strategjik i vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Kosova, e shoqëruar me kërkesën e lartë për drogë, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Turqi, kanë përshpejtuar operacionet e grupeve kriminale.

“Disa vende të BE-së gjenden në rrugët e trafikimit që kalojnë përmes Ballkanit Perëndimor përpara se të kthehesh në BE. Kjo do të thotë se flukset e trafikimit mund të jenë komplekse”, thuhet në raportin në fjalë i cili është pjesë e një studimi më të madh rajonal të kryer mes viteve 2019 dhe 2022.

Komunitetet e shumta në vendet e BE-së, po ashtu ofrojnë një grup individësh që mund të shfrytëzohen ose rekrutohen nga këto rrjete, thuhet në raport. Agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA, raportoi lidhur me veprimtarinë e grupeve nga Ballkani Perëndimor në Belgjikë dhe Holandë, ku portet si Antwerp-i dhe Roterdam-i luajnë një rol të rëndësishëm tek trafiku i drogës në BE.

Sipas agjencisë EMCDDA, rrjetet ballkanike të drogës kanë interesa të mëdha në vende si Gjermania, Italia, Spanja, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar kur flitet për tregjet e kokainës, heroinës dhe kanabisit. Këto rrjete kanë vënë në përdorim teknologjinë e fundit për të përmirësuar efikasitetin e prodhimit të drogës, trafikimin dhe pastrimin e parave, thuhet në raport.

Këtu përfshihen pajisjet komplekse për kultivim në mjedise të brendshme, përdorimin e dronëve, shfrytëzimin e monedhave dixhitale dhe komunikimet e koduara. Si Ballkani Perëndimor ashtu edhe vendet e BE-së shërbejnë si strehë për kriminelët që fshihen nga grupet rivale kriminale ose nga organet e zbatimit të ligjit.

“Anëtarët e rrjeteve kriminale italiane dhe turke raportohet se i shmangen drejtësisë duke u vendosur në Ballkanin Perëndimor, ndërsa organizatat kriminale ruse mendohet se janë të përfshira në aktivitete të pastrimit të parave përgjatë vijës bregdetare të rajonit”, tha agjencia e BE-së kundër drogës, EMCDDA. /VOA

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: