Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShkarkohet drejtori i policisë në Berat, ja kush e zëvendësonë

Shkarkohet drejtori i policisë në Berat, ja kush e zëvendësonë

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesditën e sotme, zhvilloi një analizë pune me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Gjatë analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka theksuar se pavarësisht se informacioni përmes të cilit u godit veprimtaria e organizuar e kultivimit të kanabisit në sera, në territorin e fshatit Rërëz, ishte tërësisht i strukturave të posaçme për hetimin e krimit të organizuar, në Policinë e Shtetit, mosevidentimi i kësaj paligjshmërie të hapur, nga vetë strukturat vendore të Policisë së Beratit, është tërësisht i patolerueshëm dhe i ndëshkueshëm.

Në zbatim të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm, Drejtoria e Standardeve Profesionale e Policisë së Shtetit ka zhvilluar dhe përfunduar një hetim të thelluar, në përfundim të të cilit, bazuar në shkeljet e rënda administrative që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrës, ka vendosur shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, Drejtues i Parë Edmond Tarkaj, uljen në gradë për 6 muaj dhe transferimin e tij në Akademinë e Sigurisë.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur për emërimin e Drejtuesit të Parë Kastriot Skënderaj, në detyrën e drejtorit të ri të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Kujtojmë që Skënderaj ka mbajtur postin e shefit të kabinetit të ish-kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në vijim, bazuar në shkeljet administrative dhe në mospërmbushjen e detyrave funksionale, Drejtori i Përgjithshëm ka firmosur përjashtimin nga Policia e Shtetit, për shkelje të rëndë, të 7 punonjësve të Policisë, të nivelit të parë dhe të nivelit të mesëm drejtues, konkretisht:

1. Kryekomisar B. M., me detyrë Shef Sektori për Krimet, në DVP Berat;
2. Kryekomisar S. L., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Berat;
3. Komisar A. H., me detyrë Shef i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat;
4. Nënkomisar A. M., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Dimal;
5. Nënkomisar M. R., me detyrë Specialist për Krimet, në Stacionin e Policisë Dimal;
6. Inspektor V. T., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal;
7. Inspektor G. S., me detyrë Ndihmësspecialist për Policimin në Komunitet, në Stacionin e Policisë Dimal.

-Është vendosur ulja në gradë, për një periudhë 6-mujore, për zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Drejtues Sh. Xh.

-Është vendosur dhënia e masave disiplinore “Vërejtje me paralajmërim”, për 8 punonjës policie.

-Është vendosur shtyrja e afatit të gradimit, me 2 vjet, për 2 punonjës të tjerë policie.

Në fund të analizës, Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat e Policisë në qarkun Berat, angazhim, përkushtim, profesionalizëm, bashkëpunim me qytetarët, performancë, reagim në kohë dhe zgjidhje të problematikave në bazë të kompetencave që iu jep ligji.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është i vendosur për të ndëshkuar cilindo nga radhët e Policisë që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje dhe abuzim që mund të kryhet nga punonjësit e Policisë, duke iu garantuar reagim të mënjëhershëm, profesional dhe ligjor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: