Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPolicia/ Prangosen 2 shtetas, 3 të tjerë ndiqen penalisht

Policia/ Prangosen 2 shtetas, 3 të tjerë ndiqen penalisht

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Mariglen Kumanaku, 46 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, nga të cilët i kanë mbetur për të vuajtur edhe 4 muaj burgim.

Ky shtetas, në datën 29.07.2019, në fshatin Kallm i Vogël, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Xh.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. M., 46 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një shtetas;

-F. M., 47 vjeç dhe Xh. R., 29 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë kanosur 2 shtetas të tjerë.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ll., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: