Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËAngelina Jolie: Kam paguar dikë që të më vrasi

Angelina Jolie: Kam paguar dikë që të më vrasi

Angelina Jolie ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj dhe në disa raste ajo ka menduar edhe vetëvrasjen.
Në një intervistë së fundmi, aktorja pranoi në mënyrë tragjike se kishte menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Në këtë mënyrë ajo kishte menduar të shmangte që të afërmit e saj të ndiheshin sikur mund të kishin bërë diçka për ta ndaluar atë.
Mirëpo, fatmirësisht kjo nuk ndodhi kurrë, dhe e gjitha falë “vrasësit me pagesë”. Tingëllon çmenduri, por sipas Angelina-s personi në fjalë ishte një njeri i mirë dhe nuk e kishte kryer këtë vepër.
“Ai ishte një person mjaft i mirë dhe më pyeti nëse mund ta mendoja dhe ta telefonoja përsëri pas dy muajsh. Diçka ndryshoi në jetën time dhe kuptova se unë mund t’ia dilja.”
Beteja e aktores me shëndetin mendor nuk mbaroi kur ajo vendosi të anulonte “rezervimin” e saj me vrasësin me pagesë, por kur ajo mblodhi fuqitë dhe kërkoi ndihmë të specializuar për sëmundjen nga e cila vuante.
Vitin e kaluar, ylli i “Eternals” tha për “The Times”: “Kam pasur një jetë shumë të bekuar, por kam pasur sfidat e mia. Kam pasur PTSD (çrregullim të stresit post-traumatik)”.
“Ju shpesh ndjeni atë ndjenjën e të qenit i thyer dhe të pyesni veten se çfarë jeni në gjendje të bëni dhe duke u shqetësuar se nuk jeni në gjendje të jeni mjaftueshëm për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për ata që doni”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: