Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDEA në aksion, gjendet një laborator kokaine në Frakull

DEA në aksion, gjendet një laborator kokaine në Frakull

Mallakastër – Një laborator kokaine është zbuluar në Frakull në Fier. Duket se hetimet e nisura disa muaj më parë, pas kapjes së një sasie kokaine në Mal të Zi kanë çuar në zbulimin e vendit të prodhimit.

Hetimi është bërë nga SPAK, ndërsa është përfshirë edhe DEA.

Operacioni është në vijim, bëhet fjalë për një numër të madh të personave të shoqëruar.

Disa muaj më parë, një operacion i zhvilluar nga policia malazeze sekuestroi një sasi të madhe kokaine

Mediat malazeze shkruajnë se autoritetet kanë zbuluar kokainë të fshehur në thasë, ndërsa dërgesa kishte mbërritur në Portin  e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se e mbanin nën vëzhgim dërgesën derisa të vinte porositësi për të.

Burime informacioni thonë se janë shoqruar 15 persona në Tiranë dhe Fier janë gjendur 2 kallashnikovë dhe një shotgan

‘Vijesti’, më tej shkruan: ‘Në operacion janë arrestuar disa persona, si dhe po kryhen kontrolle në një magazinë në pronësi të një prej të arrestuarve në territorin e Shqipërisë.’

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: