Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDroga në Fier/ Kryeplaku i fshatit: Qindra thasë në oborrin e banesës,...

Droga në Fier/ Kryeplaku i fshatit: Qindra thasë në oborrin e banesës, u gjetën edhe fishekë (vidio)

Kryeplaku i fshatit Të Frakullës së Madhe, Fiqiret Muçaj tha se ngarkesa e kokainës mes thasëve me pleh kimik mbërriti në banesën e Viktor Çervanakut, i cili më parë ka qenë edhe kryetar komune.

“Vetëm fishekë pashë unë, vetëm fishekë pashë, mund të ishin nja 200 thasë, mund të ishin 50 policë, nuk e di nga kishin ardhur thasët, ajo nuk është magazinë, e ka shtëpi, Viktor Çervanaku, i ati është thirrur. Unë nuk e njoh për të tillë se ka qenë kryetar komune”, tha kryeplaku i fshatit.

Një laborator kokaine u zbulua sot në Frakull të Fierit, pas hetimeve disa mujore në bashkëpunim me policinë malazeze dhe DEA-n.

Kokaina, e fshehur në thasë me pleh kimik, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë dhe të zhvillohej operacioni që u mbyll sot.

15 persona janë arrestuar deri tani, ndërsa dhjetëra forca policore ndodhen aktualisht në vendngjarje. Gjithashtu arrestime ka edhe në Mal të Zi, persona të përfshirë në trafikun e kokainës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: