Sunday, November 27, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Hija e Ravik Gurrës sot këtu me ty”, Balla hesht

“Hija e Ravik Gurrës sot këtu me ty”, Balla hesht

Akuza që Ardjan Çapja bëri nga salla e gjyqit për një “politikan me emrin Taulant” që porosity vrasjen e avokatit Ravik Gurra ka kaluar në sallën e parlamentit. Ishte Sali Berisha që e akuzoi direkt Taulant Ballën për përfshirjen në eleminimin e avokatit Ravik Gurra, pasi ky i fundit arriti të sigurojë dosjen me përgjimet ku përmendej emri i Taulant Ballës për masakrën e shkurtit të vitit 2018 në Elbasan.

“Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe se ke fshirë regjistrimet, prokurorin që fshiu regjistrimet e ke graduar në detyrë. Dhe së bashku me ty në parlament sot është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të kishte kapur në lidhje me bandat dhe në porosi vrasjesh dhe e eleminove” u shpreh Sali Berisha.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste po merrej me disa shkresa në momentin kur Sali Berisha i përmendi akuzat e familjes Çapja. Pas akuzave të rënda që i janë bërë, Balla ka heshtur.

Deri në 2021, Taulant Balla ishte drejtues politik i Partisë Socialiste në Elbasan, ku mori një numër rekord votash. Për arsye që nuk u zbuluan asnjëherë, ai u transferua në Lushnjë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: