Wednesday, November 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKU DALLOJMË NE ME JAPONEZËT...

KU DALLOJMË NE ME JAPONEZËT…

Nga Lutfi Dervishi – Ku dallojmë ne me japonezët…

Sportdashësit japonezë, pas çdo ndeshje në Katar, nuk largohen nga stadiumi pa pastruar plehrat. Kjo rutinë e japonezëve është lajm për shumë vende në botë. Ku dallojmë ne nga japonezët sa i përket plehrave dhe jo vetëm

  1. Japonezët nuk pinë kafe, ne jetojmë me kafe.
  2. Japonezët nuk rrinë dot pa punë, ne nuk rrimë dot në punë.
  3. Japonezët prodhojnë makina, ne nuk jetojmë dot pa makina.
  4. Japonezët e dashurojnë rregullin, ne vdesim për gjurulldi.
  5. Japonezët nuk flasin me zë të lartë në publik, ne nuk e dimë se çfarë është e folura me zë të ulët.
  6. T’i drejtosh gishtin tjetrit në Japoni është fyerje, këtu është sport kombëtar.
  7. Të lësh bakshish në Japoni është fyerje…
  8. Autobuzët, trenat, trenat e shpejtë në Japoni vonohen 0.18 sekonda… po aq sa edhe në Shqipëri.
  9. Japonezët nuk kanë pasuri nëntokësore, ne kemi pasuri nën dhe mbi tokë.
  10. Japonezët nuk lënë pas tyre plehra, ne i votojmë plehrat.
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: