Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET40 milion euro kokainë në Frakull, hetimi u ndal te Viktor Çervanaku

40 milion euro kokainë në Frakull, hetimi u ndal te Viktor Çervanaku

Në përfundim të aksionit për sekuestrimin e 430 kilogramëve kokainë që erdhën nga Kolumbia, në Fier u arrestuan 10 persona. Nga emrat që janë zbuluar deri tani kuptohet se të arrestuarit janë “ushtarë” në hierarkinë e grupit kriminal që porositi kokainën. Një ndër emrat më të lakuar është Viktor Çervanaku, në shtëpinë e të cilit u sekuestrua kokaina e ngrirë në pleh.

Aktori i vogël i Partisë Socialiste në Fier

Ish-kryetar i Komunës Frakull, emri i Çervanakut bëri bujë për shkak të angazhimit të tij politik në radhët e Partisë Socialiste. Në media qarkulloi një foto, kur Çervanaku shfaqet bashkë me kryeministrin Edi Rama. Është po kaq e lehtë të gjesh në internet, momentet kur ai shoqëron Ramën gjatë vizitave në Frakull, si një prej drejtuesve socialistë të zonës.

Aktualisht, Çervanaku ishte emëruar si drejtor i OST-së.

Pritja e kokainës ishte kthyer në biznes familjar. Plehu u porosit nga vëllai i tij, Zeneli, ndërsa i arrestuar është edhe djali i tij, Denilsoni dhe e fejuara e tij.

Por a mund të konsiderohet ky aktor i vogël Partisë Socialiste si njeriu në krye të organizatës që porositi 430 kilogram kokainë? A mund të garantonte ai transportin e një sasie kaq të madhe droge?

Ndalesat e kokainës në disa shtete

Sasia e madhe e kokainës që u nis nga Kolumbia dhe dërgimi i disa kolumbianëve në Shqipëri tregojnë se bëhet fjalë për një operacion që shkon përtej Çervenakut. Ish-kryetari i Komunës së Frakullit konsiderohet vetëm një hallkë e zinxhirit kriminal, por jo më i rëndësishmi. Njësoj si në rastin e kokainës së Xibrakës, nga Kolumbia kishin ardhur disa ekspertë për ta “shkrirë” kokainën.

Roli i tyre ishte të kryenin procesin e ndarjes së kokainës nga plehu. Deri tani flitet për dy kolumbianë të arrestuar dhe një tjetër të shpallur në kërkim me emrin Zamir Rodriguez.

Ngarkesa është nisur nga porti Buenaventura në Kolumbi. Kontenieri me pleh organik ishte i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria.

Pikëpyetjet për ndërhyrjen

Sipas ekspertit të kriminalistikës Ervin Karamuço lëvizja e një sasie kaq të madhe kokaine nuk mbetet tek familja Çervanaku. Në një intervistë për abc, Karamuço thotë se në raste të tilla, kur flitet për shuma të mëdha parash, kërkohen garantë të fuqishëm për transportin.

“Për shkak se ky është krim transnacional, ne kemi pritësit, por jo porositësin dhe garantët. Kush janë garantët e kësaj? Një garanci që do të vijë nga grupe shumë të organizuara kriminale, që marrin përgjegjësinë që kjo ngarkesë që shkon deri në 40 milion dollarë, do të futet në një prej porteve ku do të kalojë për çertifikim që është pleh kimik, do të kalojë doganën, do të kalojë policinë kufitare dhe të gjithë postoblloqet gjatë rrugës dhe do të vijë në destinacion e paprekur” u shpreh eksperti.

Megjithëse 25 ton pleh nuk janë një sasi e vogël për t’i ikur syrit të policisë dhe megjithëse lëvizja e kokainës ishte mbajtur në vëzhgim prej muajsh, SPAK vendosi të ndërhyjë. Duke pasur si referim rastet e tjera të zbulimit të kokainës, hetimet do të konkludojnë tek Çervenaku, ndërsa porositësit e vërtetë do të mbeten mister.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: