Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBotërori/ Anglia ndalet ndaj Amerikës (vidio)

Botërori/ Anglia ndalet ndaj Amerikës (vidio)

Amerika dhe Anglia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola mbrëmjen e sotme. Tre Luanët kishin një ndryshim total nga ndeshja e parë, duke u vendosur shpesh herë në rrezik nga rivalët.

Në minutën e 26-të, McKennie do të humbiste një mundësi të artë brenda zonës, por goditja e tij do të përfundonte jashtë kuadratit. Pak minuta më pas, Pulisic do të ndalej vetëm nga traversa, pas një goditje të fortë me të majtën në hyrje të zonës.

Pjesa e dytë ishte e bllokuar me pak rate shënimi në të dyja portat. Amerika humbi disi freskinë e pjesës së parë, ndërkohë që Anglia u zgjua vetëm në fundin e ndeshjes për të dhënë sinjale për golin.

Harry Kane goditi me kokë brenda zonës në shtesë, por goditja e tij shkoi jashtë kuadratit. Pas këtij barazimi, Anglia kryeson me 4 pikë, 1 më shumë se Irani dhe dy më shumë se Amerika. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: