Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokaina e Fierit, Washington Post: Gjysmë ton drogë në shtëpinë e zyrtarit...

Kokaina e Fierit, Washington Post: Gjysmë ton drogë në shtëpinë e zyrtarit të shtetit!

Gazeta e njohur amerikane Washington Post i ka kushtuar  një artikull të posaçëm, operacionit të fundit policor të kryer në Shqipëri, ku u sekuestruan 430 kg kokainë, të zbuluara në shtëpinë e një zyrtari të shtetit në zonën e Fierit.

Sipas gazetës, “autoritetet shqiptare bënë të ditur të premten se kishin kapur 430 kilogram kokainë në një operacion të koordinuar me Malin e Zi dhe institucione të tjera ligjzbatuese ndërkombëtare.

Njësia kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar tha se 10 shtetas shqiptarë ishin arrestuar pas gjetjes së kokainës në një ngarkesë prej 24 tonësh plehu kimik. Gjatë operacionit të së enjtes, policia sekuestroi edhe automatikë, municione dhe pará.

Dërgesa ishte importuar në shtator nga Kolumbia, me ndalesë fillimisht në Selanik, për t’u shkarkuar më pas në Bar të Malit të Zi. Prej andej u transportua me kamionë në Shqipëri, thanë autoritetet. Policia e sekuestroi kokainën e fshehur në mes të një sasie plehu kimik në Fier,” thuhej më tej.

Në vijim, artikulli i publikuar nga Washington Post.

Image

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: