Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKokaina/ Gjykata i lë në burg. Çervenaku: Porosita pleh kimik

Kokaina/ Gjykata i lë në burg. Çervenaku: Porosita pleh kimik

Gjykata e Posaçme rikonfirmon masat e sigurisë “arrest në burg” për 10 personat e arrestuar për laboratorin e Fierit.

Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervenaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ka bërë porosinë vetëm për pleh organik.

Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.

Ndërkohë, në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kemi të bëjmë me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që të vërtetoj se brenda plehut ka kokainë.

Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

Kujtojmë se të arrestuarit janë Viktor Çervanaku (ish-kryekomunar i PS, punonte si drejtor në OST), Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: