Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDita e Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve edhe në...

Dita e Çlirimit të Shqipërisë, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve edhe në Fier

Disa prej politikanëve shqiptarë kanë uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ata kanë nderuar dëshmorët e atdheut pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.  Me rastin e Ditës së Çlirimit,  Begaj nderoi kujtimin e dëshmorëve të Atdheut duke vendosur një kurorë pranë monumentit Nëna Shqipëri në Varrezat e Dëshmorëve.

Po ashtu, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përshëndeti 29 Nëntorin. Ajo e nisi urimin fillimisht me një mesazh në rrjete sociale. Aty theksohej se vlerat e antifashizmit dhe të lirisë janë të pacenueshme.

“Prej 78 vjetësh festojmë Ditën e Çlirimit, me krenarinë e ligjshme që ushqen rreshtimi i me Kolacionin e Madh Antifashist dhe fakti se Shqipërinë e çliruan partizanët, luftëtarët dhe populli shqiptar. Nderojmë sot çlirimtarët e Shqipërisë, partizanët, luftëtarët, heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, veteranët dhe pasardhësit e tyre! Vlerat e antifashizmit dhe të lirisë, të cilat triumfuan në Shqipëri më 29 Nëntor 1944, janë të pacenueshme. Janë themeli i shoqërisë demokratike e perëndimore që po ndërtojmë. Shqipëria evropiane i ka rrënjët në Shqipërinë antifashiste”, shkruan Nikolla.

Të pranishëm gjatë homazheve në Varrezat e Dëshmorëve ishin presidenti Begaj kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,  kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Arben Kingji.

Edhe në Fier aujtoritete lokale festuan datën e 29 nëntorit, ditën e çlirimit të vendit. Të organizuar ata bën homazhe nl varrezat e dëshmorëve. Ashtu si njl ditë më parë edhe sot në 29 nëntor përfaqsues të opozitës nuk kan[ marr pjesë në këtë ceremoni përkujtimore.

I ngarkuari i PS për qarkun< fier taulant Balla nuk ka marr pjesë pasi ndodhej jashtl shtetit.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: