Thursday, February 2, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Si i vodhi Olsi Rama 2.2 miliardë euro nga europianët

Berisha: Si i vodhi Olsi Rama 2.2 miliardë euro nga europianët

Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama.

Berisha thotë se Olsi Rama është padrino i vërtetë i atyre që kanë marrë pjesë në skemat e mashtrimit të kriptomonedhave duke shtuar se në këtë skemë është e përfshirë edhe ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me qytetarë të njësisë 11 në Tiranë, ku tha se kryeministri Edi Rama tani kërkon të vjedhë miliardat me projektin e Portit të ri të Durrësit dhe sipas tij kërkon të bëhet një “Alabbar” në Mesdhe.

“Tani o të bëjnë buxhet për qytetarët, që të konsiderojnë rrogat, pensionet, shëndetësinë, ose të bëjnë për hajdutët. Opozita bëri 23 amendamente anti-krizë. Shqiptarët po vuajnë. E blejnë bukën dhe produktet e tjera 7 % më shtrenjtë se vendet e Bashkimit Europian. Hajde ti godasim këto faktorë në mënyrë që t’i çlirojmë. Propozuam 100 milion më pak sesa po vidhen me rrugën për rritjen e rrogave. Jo more, edhe votuan në radhë sikur ishin robotë. I hodhën poshtë të gjitha amendamentet, që nëse do miratoheshin, jepnin një ndihmë serioze për situatën. Ishte një paketë tërësisht anti-krizë. Në pamje të parë, dikush mund të thotë “po ju prishnit buxhetin me të”. Jo more se nga KLSH është gjetur se në 8 muaj janë vjedhur 1.1 miliard euro.

Edhe ju garantoj se janë më shumë. Se disa gjera aty nuk ishin përfshirë. Kjo e rrogave çfarë ishte kjo. Kjo ishte 15-16 % e atyre që vjedhin. Për këta qytetarët nuk ekzistojnë. Sot këshilltari kryesor i Olta strategjikes, që u bë ministre për të marrë titullin e investitorit strategjik për të lumturuar burrin. Padrino i vërtetë i Josifit ka shef Olsi Ramën. Ai është mbikqyrësi kryesor i të gjithë tregut të kriptomonedhave, sepse ishte i vëllai që do të drejtonte. Dhe kanë vjedhur ky grupi i Amant Josifit 2.2 miliard euro nga qytetarët europianë.

Pse ua thashë këtë shembull. Këta nuk ngopen. Ky u akuzua për 200 milion euro të mbyllura në bankat offshore. Tani do miliardat e Portit të Durrësit. Koha do e faktojë. Rama do ndjekë rrugën e tij që të bëhet një Alabbar në Mesdhe”, u shpreh Berisha.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: