Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMEReagimi/ Grabitet dhe dhunohet aktori i humorit Rezart Veleshnja

Reagimi/ Grabitet dhe dhunohet aktori i humorit Rezart Veleshnja

Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitje në mes të Tiranës. Burime bën me dije se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Ngjarja ka ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

Sapo ka tërhequr një shumë të hollash, grabitësi bashkë me disa persona të tjerë i kanë futur duart në xhep Rezit dhe i kanë marrë paratë. Si pasojë e sulmit, aktori Rezart Veleshnja ka pësuar dëmtime deri në një shkallë të rëndë, në disa pjesë të trupit.
Pas gjithë kësaj ngjarje, Policia ka arritur të zbulojë grabitësit, duke i arrestuar. Deri më tani është zbuluar se grupi i grabitësve ndiqnin qytetarët dhe më pas i sulmonin në kohën që dilnin nga banka duke u marrë paratë me dhunë. Autorët tashmë rrezikojnë nga 5 deri në 15 vite burg për grabitje me dhunë, sipas ligjit.

Reagon aktori

Por vetë aktori ka vendosur të sqarojë gjithccka për ndjekësit e tij, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Veleshnja shprehet në një video se lajmi është i pavërtetë, duke mos i kursyer ironizimet.

“Mbase mund t’i ketë ndodhur ndonjë kolegut tim po unë sdi gjë për veten time. Mbase më kanë grabitur edhe mua në ëndërr”- thotë mes të tjerash aktori i humorit.

“Prapaskena” raportoi se Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitjeje në Tiranë. E njëjtja media raportoi se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët.

Sipas tyre, ngjarja kishte ndodhur pasi aktori ka tërhequr disa para në një bankomat të ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Tiranës.

Sa i përket karrierës së tij të gjatë tashmë, Rezart Veleshnja njihet për imitimet e tij. Ndër ato që kanë bërë bujë në spektaklin e humorit “Portokalli” kanë qenë ai si Sali Berisha, Arjan Cani apo edhe si prezantuesi Eni Shehu. Aktori është gjithashtu edhe shumë aktiv në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit e tij video për të qeshur, momente prapaskenash, apo edhe copëza nga përditshmëira e tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: