Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËMOS HARRONI SHQIPTARË, KA ENDE SOCIALISTË TË PRANISHËM.

MOS HARRONI SHQIPTARË, KA ENDE SOCIALISTË TË PRANISHËM.

Nga Elona Caslli – Personalisht e bëj gjithmonë dallimin mes një socialisti dhe një rilindasi. Dallimi i parë dhe njëkohësisht më thelbësori dhe më domethënësi, është që një socialist di shkrim e këndim. E fillon fjalinë me të madhe dhe vendos pikë në fund të saj. Ka një diplomë universiteti reale dhe jo një eskursion në Amerikë që e quan diplomë.

Kjo e bën një socialist të ketë disa shprehi institucionale në ndryshim nga një rilindas që institucionin e quan dhomë gjumi.

Kjo e bën një socialist që është titullar i një institucioni të vlerësojë ende një nënpunës nga performanca dhe jo nga bindjet politike.

Kjo e bën një socialist të mos shtrëngojë nënpunësit e tij të shpërndajnë postimet e partisë në pushtet çdo ditë.

Një rilindas është krejt e kundërta. Fytyra e Rilindjes është fytyra e Erion Veliajt. Padituria dhe ligësia është një përzierje fatkeqe dhe indentikiti i pangatërrueshëm i një diktatoruci.

Mund të jesh i paditur, por nuk je i lig, pasi karakteri nuk matet me dije, por me zemër, sikundër mund të jesh njëkohësisht i ditur dhe i lig. Megjithatë padituria e shoqëruar me ligësi është më e rrezikshme se ligësia e një të dituri. Dija mund t’i vendosë ca kufij ligësisë, ndërsa padituria e ligë është pa kufij.

Nëse Veliaj merr mandatin e tretë si kryebashkiak, rilindasit do të pushtojnë çdo institucion dhe çdo hallkë të shoqërisë shqiptare. Rilindasit me 200 fjalë në fjalor dhe me frazat tipike hyrëse; Grupi ça bone ti?! Ça thuhet noi gjo e bukur?!” do të gjenden mbi kokën e çdo shqiptari dhe atje shqiptarët do të kuptojnë realisht se çfarë do të thotë të kesh mbi kokë modelin e Veliajt.

Modeli i Veliajt parashikon një ushtri të plotë djem dhe vajzash të reja që nuk kanë bërë atë çka italianët e quajnë gavetë” në jetë dhe çdo detyrë e marrin në bazë të mbështetjes që i japin analfabetit Veliaj dhe asgjë më shumë. Feja e një rilindasi është leku.

Një shofer në bashkinë e Veliajt u kap duke shpërndarë drogë dhe me armë pasditeve në Tiranë me makinën e institucionit. Pjesa dërrmuese e mediave në vend lajmin e dhanë kështu, “Shofer pranë një institucioni shumë të rëndësishëm në vend.” Në asnjë çast nuk u përmend Bashkia e Tiranës.

Të dashur shqiptarë, nëse Veliaj merr mandatin e tretë, shoferin e bashkisë do ta keni titullar institucioni. Nuk është shaka. Nuk është as imagjinatë e shfrenuar. Është e vërteta e dhimbshme që do të kthehet në fakt nëse Veliaj merr mandatin e tretë.

Është mëse e qartë që modeli Veliajt do të

fshijë çdo socialist dhe aty do të marrë kuptim shprehja

“Nuk keni parë gjë akoma”.

Do të gdhiheni me një shpërndarës droge mbi kokë dhe sa shprehi institucionale mund të ketë një shpërndarës droge dhe sa mund ta respektojë mendimin ndryshe, llogaritë bëjini vetë.

Nëse sot po bëni kompromisin për të votuar Veliajn për vendin e punës, mos harroni se ky kompromis do t’ju kushtojë shumë rëndë në të ardhmen, pasi çdo institucion në vend do ketë fytyrën e Veliajt.

Post Scriptum- Mos harroni shqiptarë! Ka ende socialistë të pranishëm.
<

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: