Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTShaqiri i "rras" golin Serbisë, si katër vjet më parë, por pa...

Shaqiri i “rras” golin Serbisë, si katër vjet më parë, por pa shqiponjë (vidio)

Xherdan Shaqiri ishte njeriu më i frikshëm për Serbinë katër vjet më parë, e konfirmohet edhe në Katar.

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses zvicerane ka shënuar përsëri kundër serbëve. Ashtu si bëri në Rusi 2018. Shaqiri zhbllokoi ndeshjen në Stadiumin 974, me një goditje të fuqishme.

Topi kaloi poshtë këmbëve të mbrojtësit dhe pas shpinës së portierit Milinkovic.

Këtë herë Shaqiri nuk festoi me “shqiponjë”, gjesti që shkaktoi aq shumë trazira edhe për FIFA-n.

Kështu, shqiptari ka zgjedhur të mos jetë kontrovers në golin e shënuar në Katar. Zvicra ka nevojë vetëm për një pikë, për tu kualifikuar si e dytë pas Brazilit, nëse Kameruni nuk mund 5 herë kampionët e botës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: