Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTZvicëra dërgon Serbinë në shtëpi, Kosova në festë: Bravo shqipe!

Zvicëra dërgon Serbinë në shtëpi, Kosova në festë: Bravo shqipe!

Mposhtja e Serbisë nga Zvicra, kombëtare ku luajnë edhe dy kosovarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ka sjellë festë në Kosovë.  Zvicra mposhti Serbinë 3 me 2, fitore që ktheu në shtëpi kombëtaren serbe.  

Presidentja e shtetit Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi me shqiponjë të dy kosovarëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri duke shkruar: Bravo shqipe, shkruan RTK.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka uruar Zvicrën për fitore  me fjalët: Serbia nuk kalon. Urime Zvicrës!

Lideri opozitar Memli Krasniqi ka shfaqur krenarinë me djemtë kosovar. “Zemra gjithmonë e bën dallimin. Krenarë, sot dhe përgjithmonë me ju djema. Urime të gjithë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër!, ka shkruar ai.

Edhe kreu i LDK-së, ka komentuar menjëherë sapo Zvicra siguroi udhëtimin tutje në kampionatin botëror. “Gjurmë Kosove në këtë Botëror”, ka shkruar ai, meqë goli i parë i shënuar në lojën kundër Serbisë ishte pikërisht nga kosovari, Xherdan Shaqiri

Urime për kombëtaren e Zvicrës ka përcjellë edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Urime Kombëtares së Zvicrës! I mrekulluar me paraqitjen fantastike të Xhakës dhe Shaqirit”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: