Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTIntervista/ Florian Marku: Nuk dorëzohem, me guxim do të marr titullin “Kampion...

Intervista/ Florian Marku: Nuk dorëzohem, me guxim do të marr titullin “Kampion Bote”

Të gjithë e njohin si kampion në boks, por për Florian Markun jeta merr të njëjtën peshë edhe jashtë ringut. Familja ka patur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e tij si sportist dhe si njeri. Kjo e bën që të mos harrojë asnjëherë se nga vjen dhe e motivon të luftojë edhe më fort në ring.

Ndeshja e fundit e Markut, ku mori dhe titullin “WBC Silver”, ishte e një rëndësie të veçantë për të, jo vetëm sepse luftonte për një titull të rëndësishëm, por mbi të gjitha ngaqë beteja zhvillohej në vendin e origjinës.

Pavarësisht kësaj fitoreje, pikësynimet mbeten ende të mëdha dhe përgatitja për mbërritjen e tyre vijon me të njëjtin intensitet.

Në këtë intervistë për Lapsi.al, Marku zbulon motivet që e ngjitën lart në rrugën drejt suksesit, marrëdhënien me familjen dhe pritshmëritë për të ardhmen.

1.Cila ka qenë shtysa jote e parë që të orientoi drejt boksit në moshën 12-vjeçare? Ka qenë ky sport ëndrra jote e fëmijërisë?

Prezantimi me boksin ka qenë rastësor. Pashë një ndeshje boksi dhe nga ai moment kuptova se ky sport do të ishte e ardhmja ime. E adhurova.

2.Sa të përshtatshme kanë qenë rrethanat në jetën tënde që të mbërrish te suksesi që ke sot?

Vetëm unë dhe familja ime i dimë vështirësitë që më janë dashur të kaloj. Asgjë nuk më ka ardhur pa mund dhe përkushtim. Sakrificat kanë qenë të shumta, njëkohësisht ëndrra ka qenë e madhe.

3.Çfarë mendon se të ka ndihmuar më së shumti që të arrish këtë sukses?

Mënyra se si e shoh unë botën, besimi që mund t’ja dal, dëshira për të ndryshuar jetën dhe për t’i treguar të rinjve se, nëse ia doli një djalë si unë, me punë dhe vullnet, të gjithë mund t’ja dalin.

4.Deri më tani fitoret e tua nuk kanë patur të ndalur. Megjithatë, çdo sportist përgjatë karrierës pëson dëmtime dhe ka momente kur nuk është në formën më optimale. Çfarë të motivon në të tilla raste të ngrihesh në këmbë dhe të shkosh në ring për të fituar?

Kush tha se jeta është e lehtë? Të gjithë hasim vështirësi në jetë. Dorëzimi nuk duhet të jetë opsion. Këtë mësim e kam marrë nga babai im. Pavarësisht problemeve që kemi kaluar, nuk e kam parë kurrë babanë të mërzitet apo të bëhet pesimist. Optimizmi i babait më ka mësuar se dorëzimi është dështim dhe se njeriu duhet të ecë përpara pavarësisht pengesave të shumta që mund të hasë. Jeta vazhdon dhe koka duhet mbajtur lartë.

5.Cilën prej fitoreve të tua do e konsideroje si më të rëndësishmen?

Gjatë karrierës sime fitoret kanë qenë të shumta dhe secila prej tyre ka rëndësinë e saj. Titujt e marrë si në kickbox dhe në boks kanë qenë dhe janë shumë të rëndësishme për mua sepse çdo ndeshje mbart të njëjtën vlerë profesionale dhe sentimentale. Në fund të çdo ndeshje, ajo që mbetet është fitorja dhe kjo ka rëndësi për mua.

6.Prej vetë sportit që ushtrojnë, boksierët ngjajnë shpeshherë si njerëz të ashpër e të dhunshëm. Sa ndryshon temperamenti i një boksieri jashtë ringu?

Mendësia ime është i fortë me të fortin dhe i butë me të butin. Nje djalë me vlera ashtu duhet ta shohë jetën. E kundërta për mua është fallsitet dhe shumë larg reales e të vërtetës. Njeriu që sillet butë me të fortin dhe bën të fortin me të dobëtin tregon pafytyrësi dhe mungesë sinqeriteti.

7.Çfarë roli luan familja në suksesin e një sportisti?

Familja për mua është gjithçka dhe motivi më i madh në jetën time.

8.Sa sfiduese është të luash me sukses rolin e babit të përkushtuar, ndërkohë që të duhet të ruash fokusin në karrierë?

Tani që jam baba ngarkesa dhe përgjegjësitë janë shumë të mëdha sepse dëshiroj që djalit dhe familjes sime të mos i mungojë kurrë asgjë dhe është pikërisht kjo dëshirë që më motivon më shumë se kurrë.

9.Cila është ndeshja e radhës dhe si po ecin përgatitjet për të?

Ndeshja e radhës planifikohet përafërsisht gjatë muajit maj për shkak të një dëmtimi që kam pësuar në dorë para ndeshjes së fundit. Momentalisht jam në fazë rikuperimi duke u stërvitur dhe duke u përgatitur. Do rikthehem më i fortë se kurrë dhe me ndihmën e Zotit edhe titujt e botës do të jenë të miat.

10.Cili është synimi yt më i madh? Mendon se je pranë tij?

Qëllimi im eshte t’u tregoj ndjekësve të mi të jenë të vërtetë, të duan familjen dhe të shpenzojnë sa më shume kohë me ta. Të punojnë fort për ëndrrat e tyre dhe të mos dorëzohen asnjeherë sepse nëse vërtet e dëshiron diçka dhe jepesh me gjithë shpirt në të, askush nuk mund të të pengojë ta bësh realitet ëndrrën tënde. Momentalisht shoh se jam ende larg synimit tim përfundimtar, ëndrrës sime të fëmijërisë. Por duke njohur veten dhe duke besuar se jam nën kujdesin e Zotit, do të arrij synimin tim dhe do të mbahem mend si nje boksier i vërtetë, sy patrembur, trim dhe i guximshëm, i cili mban titullin, “Kampion Bote”!

Intervistoi: Klajdi Thaçi

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: