Wednesday, February 1, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKapet anije greke me 4.5 ton kokainë në Spanjë, 15 të arrestuar,...

Kapet anije greke me 4.5 ton kokainë në Spanjë, 15 të arrestuar, 2 janë shqiptarë (foto e video)

Një anije mallrash e menaxhuar nga një kompani greke dhe me 4.5 ton kokainë, me vlerë afërsisht 180 milionë euro, është kapur nga autoritetet spanjolle në brigjet e Ishujve Kanarie. Sekuestrohet një sasi rekord kokαine në Spanjë. Anija mbante flamurin e shtetit afrikan të Togos. Gjatë operacionit janë arrestuar 15 persona, që ishin anëtarë të ekuipazhit të anijes. 2 prej tyre janë shqiptarë, ndërsa 13 të tjerët nga Pakistani.

Momentalisht emrat e të arrestuarve nuk bëhen të ditur, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se sekuestrimi i kësaj sasie të madhe kokaine u bë falë bashkëpunimit të disa agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Paraprakisht raportohet se ajo që ngriti dyshimet e autoriteteve ishte fakti se ekuipazhi kishte deklaruar se transportonte 200 ton kafe, një sasi shumë më e vogël nga kapaciteti i anijes. Një tjetër dyshim lindi pasi anija lundronte me GPS satelitor të fikur. Anija ku ndodhej sasia e kokainës, planifikoi të vazhdonte rrugën për në Evropë, duke kaluar shumë pranë Galicisë.

Anija “Blume”, e ndërtuar në vitin 2005, ndaloi të martën e kaluar (17/1) 193 milje detare (360 km) nga porti i Santa Cruz de Tenerife. Anija me flamurin e Togos raportohet se lundronte me AIS me aftësi të kufizuara. Përditësimi i fundit për përparimin e tij ishte më 17 janar

“Blume” ishte nisur nga porti i Santos të Brazilit më 20 dhjetor dhe kishte si destinacion Rigën e Letonisë. Agjentët e anijes doganore spanjolle “Flumar” shoqëruan mjetin e drogës në portin e Tenerife. Pati një operacion të madh nga autoritetet ushtarake dhe policore, i cili zgjati më shumë se pesë orë. Thasat me kokainë u shkarkuan me një vinç dhe u arrestuan të 15 anëtarët e ekuipazhit, dhe në mes tyre kanë qënë edhe dy shqiptarë.

Pronari i anijes së mallrave është kompania Rentoor Chartering, ndërsa menaxhimin e ka marrë Grek Dignatio Corp. “Blume” është anija e saj e vetme. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: