Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETMetoda japoneze/ Çdo gisht është i lidhur me dy organe:

Metoda japoneze/ Çdo gisht është i lidhur me dy organe:

Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional.

Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar dhe me emocionet e caktuara, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të ndikoni në organin e caktuar, kapeni gishtin nga ana tjetër dhe shtrëngojeni 3-5 minuta. Merrni frymë thellë derisa e bëni këtë.

Bëni masazh çdo gishti në dorë në mënyrë që të arrini harmoni të përsosur në trupin tuaj…

Cilat janë përfitimet: Zvogëlon dhimbjen dhe stresin, relakson trupin, rregullon gjumin, rrit qarkullimin dhe përqendrimin, forcon sistemin imunitar, përmirëson lëkurën dhe pastron trupin.

Gishti i madh

Organet: organet e stomakut
Emocionet: depresioni dhe ankthi
Simptomat fizike: dhimbje stomaku, probleme të lëkurës, dhimbje koke, nervozizmi.

Gishti tregues

Organet: veshkat dhe fshikëza
Emocionet: zhgënjim, frikë, ngarkesë mendore
Simptomat fizike: dhimbje e nyjeve dhe muskujve, dhimbje dhëmbi, varësi dhe mostretje.

Gishti i mesëm

Organet: mëlçia dhe vreri
Emocionet: mëdyshje, zemërim, nervozizëm
Simptomat fizike: probleme me qarkullimin, probleme menstruale, probleme me sytë dhe të pamurit, lodhje, migrenë, dhimbje koke.

Gishti i unazës

Organet: mushkëritë dhe zorra e trashë
Emocionet: negativitet, trishtim, frikë nga refuzimi
Simptomat fizike: tretje e dobët, tringëllimë në veshë, frymëmarrje e vështirësuar si astma, ndryshime të thella në lëkurë.

Gishti i vogël

Organet: zemra dhe zorra e hollë
Emocionet: pasiguria, ankthi, ndjenjë për mosvlerësim
Simptomat fizike: probleme me presionin, probleme të zemrës, dhimbje fyti, probleme me eshtrat dhe sistemin nervor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: