Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpallet në kërkim Izbi Çaushi, kreu vrasje dy ditë më parë në...

Shpallet në kërkim Izbi Çaushi, kreu vrasje dy ditë më parë në Kallamata

Autoritet greke kanë shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes me dashje, 38-vjeçarin Izbi Çaushi. Sipas policisë greke, Çaushi është ekzekutori i një shtetasi grek dy ditë më parë në Kalamata. Policia sqaron se Çaushi ekzekutoi shtetasin grek i cili njihej me pseudonimin “Amerikani”, pas mosmarrëveshjes për trafikun e drogës.

Fillimisht, Çaushi së bashku me Aleksandër Koton, 22 vjeç,u përleshën me viktimën. Më pas ata nxorrën armën dhe e qëlluan ndaj tij. Pak minuta më vonë Koto u arrestua dhe pranoi krimin. Ndërkohë Izbi Çaushi mundi të largohet duke braktisur automjetin e tij në periferi të qytetit të Kalamatës.

Së bashku me Koton u arrestuan edhe dy shtetas grekë,të cilët pranuan se i kishin dhënë Çaushit ushqime dhe rroba për tu mos u njohur prej policisë e cila kishte përshkrim të autorit, por jo të dhënat e tij. Policia greke thotë se ka në vijim një operacion për gjetjen e Çaushit, madje fotot e tij u janë dërguar të gjitha pikave hyrëse dhe dalëse të vendit. Izbi Çaushi nuk kishte leje qëndrimi në Greqi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: