Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETÇudia/ Banorët paditen për ndërtim pa leje, shtruan rrugën që nuk e...

Çudia/ Banorët paditen për ndërtim pa leje, shtruan rrugën që nuk e shtronte bashkia (foto e vidio)

Roskovec – Banorët e Kurjanit në Roskovec jamë në hall të madh. Rrugën që nuk e ka shtruar shteti për 25 vjet e shtruan vet me financat e tyre për të shkuar fëmijët në shkollë dhe të moshuarit te mjeku. Bashkia u sjell policinë e shtetit për ndërtim pa leje.

Disa banorë të fshatit Kurjan të bashkisë Roskovecit janë kallzuar në postën e policisë Roskovec për ndërtim pa leje. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe e pohojnë banorët e fshatit. Shkaku është se një pjesë e tyre duke parë që shteti për 25 vjet nuk kish vënë dorë në shtrimin e rrugës kryesore 2,5 km të gjatë e tepër të amoatizuar ata mblodhën finanacat e tyre dhe shtruan as 150 metra rrugë që i lidh lagjet e fshatit me shkollën nëntevjeçare dhe qëndrën shëndetësore.
Forca të policisë kontaktuan dje pasdite jo për ti falenderuar që e shtruan rrugën me financat e tyre por për ti kallzuar penalishtë se kam ndërtuar pa leje

Ata pohuan se rruga eshte e pa kalueshme ne dimër e verë, të moshuarit e fëmijët nuk shkojnë dotë as në shkollë e as tek mjeku. Dhe për ti varrosur të afërmit e tyre duhet ti çonin më krahë apo me qerre e biroçe sepse asnje shërbim funeral apo mjet privat i banorëve si merte përsipër shërbimin

Ata janë ankuar me dhjetra herë në bashkinë e Roskovecit dhe me kryebashliaken Majlinda Bufi kan kryer takim dhe u ka premtuar zgjidhje ne shtatorin e kaluar , por ende nuk eshte berë asgje, në vend te na falenderoi na sjell policine, pohuan ata.

Nepermjet telefonit disa orë më pas kryebashkiakia e Roskovecit Majlinda Bufi ka pohuar se : ka pasur nje denoncim, kryem verifikimet dhe kemi te bejme me ndertim pa leje dhe kryem kallzim ne polici, jane organet e drejtesise qe do veprojne.

Rasti eshtë raportuar ne policine Fier nga posta e policise Roskovecit por nuk ka filluar peocedim penal ndaj banoreve, pohoi zyrtarisht drejtoria e policisë së qarkut Fier /ALB365/Xhemil Beharaj

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: