Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta akuzon KESH-in për përmbytjet në Shkodër

Meta akuzon KESH-in për përmbytjet në Shkodër

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur ditën e sotme për përmbytjet në Shkodër nga reshjet e dendura të shiut.

Meta u shpreh se shkak është bërë qeverisja e korruptuar dhe administrimi i keq nga ana e KESH-it, e cila duhet të kishte nisur shitjet e energjisë që në datë 16 janar.

Shpreh keqardhjet për përmbytjet e ndodhura në Shkodër si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë, e cila brenda tre muajsh e përmbyt tre herë Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët. Kjo gjendje kur janë përmbytur mbi 1400 hektarë tokë është rezultat i administrimit mafioz të energjetikës në vendin tonë.

Tani shkarkon prurjet në Fierzë dhe përmbyt shtëpitë e qytetarëve. KESH mund të dilte në shitje ditë më parë dhe jo në datë 16 janar. Fondet e dhëna nga qeveria për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla. 

Mungesa e ndihmës për ata që u janë përmbytur pronat dhe gjithçka tjetër është një mungesë e plotë përgjegjësie për drejtuesit e sistemit energjetik që e kanë administruar në mënyrë mafioze situatën. Me fatkeqësinë e shkodranëve ngrohin duart e tyre”, deklaroi Meta

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

MË TË LEXUARA

LAJMET E FUNDIT

%d bloggers like this: