Thuhet shpesh se e vetmja gjë më e vështirë se të gjesh një partner për t’u martuar është të gjesh fustanin perfekt me të cilin do të ngjitesh në altar. Nëse në rastin e parë bëhet e vështirë për shkak se nuk keni qëlluar në shenjë me njeriun e zemrës, e dyta ndodh se mundësitë janë të pafundme, ndaj edhe zgjedhja e duhur bëhet më e vështirë.
Tendenca e fustaneve të nusërisë po zgjerohet përtej dantellave dhe tylit klasik dhe shkon në detaje perlash, puplash, fjongosh etj.
Një “det” mundësish për zgjedhjen e bardhë, sipas tendencave që do të bëjnë namin vitin e ardhshëm.
Nëse e ka ndarë mendjen të jesh nuse në 2024, ja disa ide për ty:
#1 Doreza të vërteta
#2 “Lidhu” me një fjongo
#3 Stil & skaje
#4 Mëngë të fryra
#5 Xhaketa dhe kostume