Ja kush qëlloi patrullën policore në Rinas

Kanë dale detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në afërsi të Rinasit. Një person me precedentë penalë i identifikuar si Klajdi Buza ka hapur zjarr me αrmë drejt një patrulle të policisë.
Sipas të dhënave, policia e Tiranës kishte marrë informacion për një person të armatosur në këtë zonë. Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij. Në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.

Sipas të dhënave të policisë, Klajdi Buza është arrestuar edhe në vitin 2022, pasi lëvizte i armatosur në rrugët e qytetit të Krujës.

Në vitin 2015, Klajdi Buza denoncoi vjedhjen e makinës së tij “BMW X5”. Policia njoftoi në atë kohë se automjeti i tij ishte gjetur i braktisur në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” në Fushë Krujë.