POLITIKË

Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili

Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Vlorës.

Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar.

Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.

Kujtojmë se para dorëheqjes së Dredhës, në Bashkinë e Vlorës pati edhe një valë të madhe dorëheqjesh të drejtorëve, me kërkesë të kryeministrit Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button