Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të para hetimore pas kallëzimit të Partisë së Lirisë se në zyrën e këtij subjekti politik, ambientet ku ndodhen serveri dhe pajisjet teknologjike për komunikimet pati ndërhyrje të pautorizuar nga persona ende të paidentifikuar.
Është regjistruar procedimi penal dhe po kryhen veprime në terren.
6 persona janë pyetur në cilësinë e pasjes dijeni për rrethanat e hetimit. Ndërkohë janë këqyrur kamerat e subjektit përreth dhe kamerat e selisë së Partisë së Lirisë.