Një ngarkesë me drogë të kapur mëngjesin e së shtunës, është kapur në Igumenicë nga policia greke. Kjo pasi një automjet nuk i është bindur urdhrit të policisë greke për të ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë duke u larguar. Gjatë ndjekjes automjeti është përplasur me një mjet të parkuar në zonën e Mazarakia. Nga automjeti kanë dalë dy persona që kanë tentuar të largohen me vrap, por janë ndaluar nga policia.
Brenda mjetit të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar 66 pako me 87.5 kg marijuanë dhe 10 pako me 11 kg hashash të llojit “çokollatë”, në total 98.5 kg drogë. Nga verifikimi i mjetit, rezulton se është në pronësi të një shtetasi grek që ndodhet i burgosur. Drejtuesi i mjetit, i arrestuar, është një shtetas grek që nuk kishe leje drejtimi automjeti ndërsa pasagjer një shtetas shqiptar, i cili rezulton me masë ndalimi hyrje në Greqi.