Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKëlliçi: Pas kompanisë “5D” qëndron Veliaj, SPAK duhej ta merrte në hetim

Këlliçi: Pas kompanisë “5D” qëndron Veliaj, SPAK duhej ta merrte në hetim

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, një nga denoncuesit e kompanisë 5D dhe që inicoi hetimin e SPAK për drejtorët e bashkisë së Tiranës thotë se në këtë aferë është i përfshirë edhe Erion Veliaj. Sipas Këlliçit, Veliaj ka deleguar drejtorët që të merreshin me këtë kompani.

“Denoncimi e parë e kam bërë gjatë fushatës në rastin e rrugës Xhon Belushi. Denoncimin e dytë e kam bërë për fabrikën e asfaltit në Krrabë. Kjo ngrehinë punon me lekë në dorë dhe i gjithë afalti që shtrohet në Tiranë merret pikërisht këtu. Kam depozituar në SPAK një material shumë të detajuar lidhur me ‘5D’.

Të kthesh një institucion publik në një kompani private ky është rasti i parë që ndodh dhe është pikërisht kjo kompania ‘5D’. Elvin Tivari është një tjetër drejtor, përveç atyre 3 të arrestuarve, që na rezulton pronar hoteli në Dhërmi, po bëheshin gati të ndërtonin hotelin e dytë, por që duket se u stopuan”, – tha Këlliçi në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv.

Truri i gjithë kësaj skeme është Erion Veliaj, tha Këlliçi, duke shtuar se e gjithë skema e krijuar nga Veliaj, ka funksionuar dhe po funksionon edhe tani. Ai u shpreh se dosja e SPAK përmban 100% kallëzimin që ka depozituar, me përjashtim të 65 faqeve të para, që janë përgjimet, që u zbuluan pas bastisjes nga SPAK në banesat apo zyrat e ‘5D’. Këlliçi u shpreh se Veliaj ka dijeni të plotë lidhur me çka ndodhur.

“Punonjësja e kompanisë ‘5D’ pohon se Erion Veliaj është aksioner në hotelin në Durrësit dhe nuk e kuptoj pse GJKKO nuk e merr nën hetim”, – tha ai. Këlliçi tha se pas zbulimit të kësaj skeme që rezulton se drejtorët kanë vjedhur 29 mln euro, në rastin më minimal Veliaj duhet të largohet si i paaftë për të drejtuar Bashkinë, kur nuk e di që drejtorët e tij vidhkan 29 mln euro.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME