Nga Kristian Kina – Në mbledhjen e sotme të Këshiillit Bashkiak, propozova që:
1- Të rritet mbështetja e Bashkisë Fier për bursa studimi, për nxënësit dhe studentët ekselente fierakë!
Treva jonë, ashtu si shumë zona të Shqiperisë, ka një veçori tejet pozitive: E dashuron dijen!
Ka me dhjetëra e qindra nxënës fierakë, sidomos nëpër Njësi Administrative të largëta, që mund të kenë shumë pasion për të shkëlqyer në mësime por mundësitë familjare ekonomike nuk ua lejojnë këtë.
Ka me dhjetëra e qindra studentë që mund të shkëlqejnë në universitetet shqiptare, por vështirësitë ekonomike i detyrojnë që arsimimin mos ta kenë më prioritet.
Nuk i kushton asgjë Bashkisë Fier, që me anë të një vendimi të Këshillit Bashkiak, të shkurtohen disa fonde e zëra joprioritare dhe këto para të shkojnë në favor të arsimimit të të rinjve tanë, pse jo dhe në libra për ta, artikuj shkollorë, subvencionim i transportit publik etj
2- Paraqita shqetësimin e formuluar nga një qytetare, me ane të një letre të hapur drejtuar Këshillit Bashkiak, për kastrimin e kafshëve endacake, rrezikun që ato përbëjnë për qytetarët fierakë dhe gjithashtu propozimin për mundësinë e krijimit sa më parë të një qendre strehimi për to.
3- Duke qënë se na u prezantua një projekt restaurimi i Qendrës së fshatit Libofshë, propozova që, me patjetër, ai projekt të perfshijë dhe rrugën bregdetare që lidh Libofshën me plazhin e virgjër të Ndërnënasit.
Është mëkat që 90% e qytetarëve fierakë as që e dinë për ekzistencen e atij plazhi.
Është akoma dhe më skandaloze të mendosh që afro 35 km vijë bregdetare që lagin Bashkinë Fier, të lihen komplet në mëshirë të fatit, me një turizëm mesjetar, pa asnjë investim serioz.
….
Besimi që na kane dhënë qytetarët fierakë, me anë të votës së tyre për t’i perfaqesuar, duhet tē shërbejë për një model transparence nga të gjithë!
Fieri, me potencialet natyrale dhe njerëzore që mbart, absolutisht që meriton shumë më shumë!