Zbulohet identiteti i pronares së banesës ku u krye grabitja e shumave të majme të parave dhe bizhuterive me vlerë, për të cilat u arrestua pastruesja dhe djali i kësaj të fundit. Mësohet se grabitja është kryer në banesën e Alda Klosit, ish-zyratre e lartë në Kryeministri.
Ajo ka mbajtur deryrëne shefes së kabinetit në ministrinë e Rindërtimit kur drejtohej nga Arben Ahmetaj. Banesa e saj ndodhet në Rrugën e Kosovarëve. Ngjarja ndodhi në datën 15 dhjetor 2022. Klosi bëri denoncimin në polici për vjedhjen e banesës së saj të marrë me qera.
Për ngjarjen u arrestuar 3 javë më pas Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi. Ata kishin përdorur një kopje të çelësit të banesës ndërsa u munduan që ta sajonin si grabitje duke e bërë shtëpinë rrëmujë.
Një ditë më parë në banesën e nënë e bir u gjetën 58 150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj. ndërsa një ditë më pas nga një rikontroll u zbuluan në tubin e aspirimit edhe mbi 400 mijë euro, që ishin fshehur në tubin e aspirimit.
Raportohet se pastruesja ka mbi 5 denoncime për raste të mëparshme ku thuhet se ka vjedhur në banesat ku ka punuar më herët.