Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKosova pa viza/ Miratohet marrëveshja për liberalizimin

Kosova pa viza/ Miratohet marrëveshja për liberalizimin

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.

Mësohet se 48 eurodeputeë kanë  votuar pro, 7 kundër dhe 3 kanë abstenuar. Tani, pritet që parlamenti i PE të votojë për këtë çështje, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.

Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.

Më pas, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.

Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME