BOTA

KQZ vendos të rinumërojë 50 kuti të votimit, 35 prej tyre janë në Vushtrri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar për procesin zgjedhor. KQZ ka marrë vendim për rinumërimin e 50 kutive të votimit. Mësohet se 35 prej tyre janë në Vushtrri. Prezantimin e bëri anëtari i PDK-së, Arianit Elshani ndërsa u votua pro nga 9 anëtarë.

“Sa i përket rekomandimit tjetër është me raportin që kemi pranuar për rezultatet e kandidatëve të LDK-së të dalur gjatë hetimit që është bërë në vendvotimet në komunën e Vushtrrisë. Këtë raport të mospërputhjeve apo të ndryshimeve mes rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit dhe rezultatet e dala nga hetimi në QNR ka ardh si rekomandim që 35 vendvotime për të cilat vërehet pra është me e dukshme diferenca mes votave të kandidatëve të shkojnë në rinumërim të plotë në Vushtrri, për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët. Këshilli i operacioneve zgjedhore”, tha Elshani.

Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, tha se janë të gatshëm që sot të nisin rinumërimin e kutive të votimit nëse KQZ merr vendim për rinumërim. Ndërsa sa u përket vlerësimit të kutive të votimit jashtë Kosovës që janë 177 gjithsej, Buzhala tha se po presin afatin e ankesave në Supreme.

“Nesër mund të fillojmë me hapjen e 177 kutive me qëllim vlerësimin e fletëvotimeve të pavlefshme në përputhje me vendimin e PZAP’së, ose më së voni të mërkurën në mëngjes”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button