Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKryemadhi padit në gjykatë Top Channel për shpifjet mbi pagesat e oligarkëve

Kryemadhi padit në gjykatë Top Channel për shpifjet mbi pagesat e oligarkëve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi  ka paditur këtë të martë  televizionin Top Channel për  publikimin e lajmeve të rreme, që sipas saj kanë si qëllim shantazhin publik përmes dokumenteve të falsifikuara.  Kryemadhi deklaroi se kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim për mashtrimin  e opinionit publik, përmes lajmeve të fabrikuara se ka marrë financime nga oligarkët rus.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka paditur për shpifje në gjykatën e Tiranës, televizionin Top Channel lidhur me lajmet e publikuara se ajo ka marrë financime nga oligarkët rusë. Në një deklaratë për mediet nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kryemadhi i cilësoi të rreme dhe të fabrikuara lajmet e publikuara nga ky televizion, që sipas saj kanë si qëllim shantazhimin publik, duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Ajo deklaroi se kërkon 400 mijë  euro dëmshpërblim për cenimin e figurës së saj.

Akuzat për përfshirje në kompani offshore kanë qenë në qendër të sulmeve të PS ndaj deputetes Monika Kryemadhi, bazuar në disa dokumente që më pas rezultuan të falsifikuara.

Dokumentet e publikuara fillimisht në një website, por që u fshinë  pak orë pas publikimit u përdorën nga Top Channel në disa programe, duke akuzuar Kryemadhin se kishte marrë pagesa nga oligarkë rusë.

Por më pas rezultoi se banka nga e cila pretendohej se ishin kryer transaksionet, ishte mbyllur 3 vite para se të kryhej kjo transfertë, duke konfirmuar kështu falsifikimin e dokumentit.

Gjithashtu pasaktësi kishte edhe në datat e vendosura si dita e kryerjes së transfertave, pasi paratë rezultonin të kaluara në llogari të Kryemadhit, dy ditë para se vetë depozituesi të paraqitej në bankë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME