Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORE"KTHJELLOHET" RAMA, BËN PËR UJË TË FTOHTË KRYEBASHKIAKUN E POGRADECIT

“KTHJELLOHET” RAMA, BËN PËR UJË TË FTOHTË KRYEBASHKIAKUN E POGRADECIT

Nga Armand Braho – Kryeministri Edi Rama inspektoi më datën 13 Nëntor 2023, ecurinë e punimeve në Parkun Kombëtar të Drilonit, për të cilën Pogradecipress.al nxorri disa ditë më parë disa fakte ku duken abuzime dhe shkatërrime në masë të këtij parku. Rama me regjinë e mbyllur u kujdes që çdo gjë të dukej sa më korrekte, gjithashtu inspektimi të dukej pa problematika. Por realisht çfarë ndodhi pas kamerave?

Burime nga pjesëmarrësit në inspektim, bënë të ditur që Kryeministri shprehu rezerva të mëdha mbi realizimin në terren të projektit të Drilonit. Kritika të shumta ka lëshuar për kompaninë e cila po realizon projektin dhe për pushtetin vendor i cili nuk po e merr serjozisht vëzhgimin e hecurisë së punimeve.

Gjatë shëtitjes në Drilon, Rama është dëgjuar të thotë për vartësit e tij “Çfarë janë këto gërmadha, çfarë po bëhet këtu?”, gjithashtu me tone të larta i është drejtuar inxhinierve të projektit për të vënë në kontroll masakrën që po ndodh në Drilon. Nuk dihet saktësisht diskutimi që është kryer më pas mes Kryeministrit dhe kryebashkiakut të Pogradecit për këtë situatë, por ajo që është pak por e sigurt punimet dhe shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Drilonit, e bënë Ramën me dhimje koke.

Gjithashtu nuk dihet nëse do të ketë ndonjë ekip auditimi dhe kontrolli për situatën e krijuar, vetëm diçka mbetet e sigurt, që kjo është një çështje e cila nuk do të kalohet lehtë nga ata që kanë duart në Drilon. Këtë herë nuk është e sigurtë kush do bëhet “mish për top” për situatën e krijuar pas inspektimit të kreut të Ekzekutivit, i cili ndryshe nga ç’pritej nga përfaqësuesit lokal, nuk u kënaq me atë që pa në këtë park, në të cili ka humbur identitetin dhe ku është kryer një masakër ekologjike.

Në traditën e lashtë të Shqipëtarëve është bërja kurban në themelet nisëse të punës, por ajo që është e sigurt, ka të bëjë me faktin që në fillim të punimeve të Drilonit nuk është bërë diçka e tillë. Në këto kushte meqënëse Kryeministri është edhe autor i botimit “Kurbani” duket se e ka lënë ta bëjë një gjë të tillë në përfundim të punimeve. Si gjithomnë kreu i ekzekutivit është i paparashikueshëm dhe në këto kushte nuk dihet se cili do të jetë kurbani i rradhës i tij, në emër të punimeve të Drilonit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME