Greqi – Identifikohet shqiptari i cili vrau gruan disa dutë.më parë në Athinë. Ai eshte Kastriot Cenko, 39-vjec nga rrethi i Fierit, kanë pohuar media të ndryshme Greke
Sipas informacioneve, trupi është gjetur në papafingo të banesës dhe ka një erë të keqe të fortë.
Madje janë gjetur çanta të zeza të cilat policia do t’i ekzaminojë. 39 vjeçari Kastriot Cenko ka thënë në polici se e ka vrarë për xhelozi gruan e tij Alba Cenko, ndërsa gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijët kanë qenë në shtëpi.
Sipas të njëjtave informacione, policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur autorin së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç në hyrje të pallatit dhe e ka arrestuar.
Autori u arrestua dhe do të dërgohet në Sigurim për t’u marrë në pyetje.