Friday, November 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedMafia shqiptare dhe grupi ”Narcos”, tentojnë rrëmbimin e ministrit

Mafia shqiptare dhe grupi ”Narcos”, tentojnë rrëmbimin e ministrit

Shqiptarët janë delja e zezë, kudo që flitet për mafie dhe banda. Policia holandeze ka arrestuar katër persona, si të dyshuar të lidhur me mafien e trafikut të drogës në Europën Veriore, por edhe si autorë të dyshuar të tentativës për rrëmbimin e ministrit belg të Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne.

Plani i dështuar i rrëmbimit u pengua thuajse rastësisht nga policia holandeze, e cila të enjten e kaluar identifikoi një makinë me targë holandeze të parkuar jashtë shtëpisë së ministrit belg, brenda të cilës kishte një pushkë dhe shirit ngjitës, ndërsa në një makinë tjetër, po ashtu e regjistruar në Holandë, janë gjetur disa shishe me benzinë.

Ministri në një video-mesazh, foli për “mafinë e drogës”. ”Për momentin do të jem nën mbikëqyrje të ngushtë dhe nuk do të mund të marr pjesë në disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim. Nuk është e këndshme, por është e kuptueshme”.

Lajmi për tentativën e rrëmbimit njofton përshkallëzimin e pranisë mafioze në Europën veriore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME