Princesha Maria Laura e Belgjikës është martuar! 34-vjeçarja u martua me William Isvy të shtunën në Bruksel. Fillimisht u mbajt një ceremoni civile në Bashkinë e Brukselit, e ndjekur nga një ceremoni fetare në Katedralen e Shën Michael dhe Shën Gudula.Mes të ftuarve në dasmën e Maria Laura dhe dhëndrit, ishte babai i nuses Princi Lorenz dhe nëna, Princesha Astrid. Princesha Astrid është vajza e Albertit II, i cili ishte monarku në fuqi i vendit nga 1993 deri në 2013.
Të pranishëm në festime ishin edhe gjyshërit e nuses, mbreti Albert dhe mbretëresha Paola.
Për ceremoninë civile, Princesha Maria Laura kishte veshur një fustan mini Gucci, dhe për ceremoninë më të madhe në Katedrale, ajo kishte veshur një fustan të personalizuar Vivienne Westwood.
William Isvy dhe prindërit e tij mbërritën në ceremoni së bashku. Isvy lindi në Paris por u rrit në Londër. Nëna e tij është britanike kurse baba francezo-maroken. [maria laura1]
Mbretëresha Mathilde dhe mbreti Philippe ishin gjithashtu në ceremoninë e martesës civile. Nëna e Maria, Princesha Astrid, është motra më e vogël e Philippe.
Sa i përket ceremonisë në kishë, Princesha Maria Laura mbërriti me babain e saj Princi Lorenz.
Maria kishte në kokë kurorën e diamantit Savoy-Aosta dhe fustani i saj ishte dizajnuar nga Vivienne Westwood.
“Një fustan me ndikim të madh historik”, tha për mediat holandeze Herve Verhoosel, zëdhënësi i çiftit. “Korseja dhe dekolteja janë frymëzuar nga femrat në modë të shekullit të 18-të dhe pëlhura që mbështillet mbi supe të kujton statujat e lashta greke.”
Fustani mbante një vello 4 metra të gjatë “i krijuar posaçërisht për Maria Laura”, tha zëdhënësi i saj.