Shqipëria mund të rikthejë Taulant Xhakën në skuadër. Ky është lajmi që vjen nga media zvicerane “4-4-2.com”. Xhaka u tërhoq para disa kohësh nga kombëtarja, por mund të veshë sërish bluzën kuqezi.
32-vjeçari shihet si njeriu i duhur i cili mund të rregullojë problemet e mesfushës, ndaj po konsiderohet seriozisht rikthimi i tij.
Kontributi i tij mund të jetë i madh në këtë fazë eliminatore, ku djemtë e Sylvinhos do kërkojnë të luajnë sërish në një Europian. Taulant Xhaka ka luajtur 30 ndeshje për Shqipërinë, ku ka shënuar edhe një gol.