Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETMinistri i jashtëm grek tregon ç’ndodhi në takimin me Ramën

Ministri i jashtëm grek tregon ç’ndodhi në takimin me Ramën

Kryeministri Edi Rama takoi sot ministrin e jashtëm të Greqisë, Giorgos Gerapetritis i cili ndodhej në Tiranë me rastin e ministerialit të “Procesit të Berlinit”.

Kreu i qeverisë shqiptare nuk dha detaje për takimin duke e kaluar vetëm me dy foto në Facebook ku Rama dukej i qeshur për të dhënë përshtypjen e një takimi miqësor.

Por kreu i diplomacisë greke jep një tjetër panoramë të takimit që duket larg asaj të toneve miqësore. Gazeta “Protothema” publikoi një koment që Gerapetritis dha për gazetarët grekë duke u shprehur se me Ramën ka ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti europian i së drejtës dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, – theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis. Më tej ai tha se me Edi Ramën ka biseduar për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe. Më herët ai u takua edhe me homologun shqiptar, Igli Hasani.

“Jam i informuar si për çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, si dhe mbi të gjitha kërkesat për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore dhe kulturore të kryer”, – nënvizoi ministri i Jashtëm grek në deklaratën e tij. Para përfundimit të vizitës, Giorgos Gerapetritis vizitoi edhe ambasadën greke në Tiranë

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME