Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTMourinho ftoi në intervistë debutuesin e Romës, zbuloi një histori të veçantë...

Mourinho ftoi në intervistë debutuesin e Romës, zbuloi një histori të veçantë me të

Jose Mourinho befasoi debutuesin e Romës, Francesco D’Alessio, gjatë një interviste pas ndeshjes të enjten, duke zbuluar se si lojtari e kishte bindur atë të lejonte tifozët e rinj në Trigoria gjatë një seance stërvitore këtë verë.

D’Alessio, një mesfushor i gjithanshëm që luan për Romën Primavera, bëri debutimin e tij për ekipin e parë të enjten, duke hyrë si zëvendësues në fitoren 4:0 ndaj Servette, në Ligën e Evropës, shkruan Gazeta Express.

Mourinho po fliste në një intervistë pas ndeshjes kur pa 19-vjeçarin duke ecur afër në zonën mikse. Më pas ai kapi lojtarin premtues të Romës dhe tha: “Së pari, më lejoni t’ju tregoj një histori. Në verë, para se fëmijët të ktheheshin në shkollë, ne po stërviteshim dhe kishte shumë fëmijë jashtë Trigoria që bërtisnin sepse donin të hynin brenda për të parë stërvitjen. Ai ishte me ne dhe tha ‘kur isha shtatë, tetë, nëntë vjeç, isha atje duke bërtitur sepse doja të hyja. Asnjë trajner nuk hapi portat për të më lënë të hyja’”.

“Isha shumë i lumtur për fëmijët sepse hapa portën dhe i lashë të hyjnë. Tani, ai po luan për Romën, në Ligën e Evropës, në ‘Stadio Olimpico’ para 50 ose 60,000 njerëzve me familjen e tij këtu. Nuk dua të flasë më, ai mund të flasë. Te lumtë!”, deklaroi Mourinho.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME